Sipas Kryetarit tw Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili në emisionin “Kallxo Përnime”, transmeton Neutral, ka folur në lidhje me audio-incizimet ku dëgjohen duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq. Konjufca thotë se nuk ka pasur informacion se Kusari-Lila ka folur me Millan Radojçiq, por sipas tij, deputetja e LVV-së ka gabuar që ka lejuar Simiq të bisedojë me Radoiçiqin në prezencë të saj.