Baronesha Ashton zbulon: Asociacioni u bë si përpjekje për të zgjidhur problemin

Catherine Ashton, Baronesha dhe ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, , gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ka dhënë edhe një intervistë pwr T7, transmeton gazeta Neutral, Ashton, të cilës i kishte rënë hise të ndërmjetësonte edhe marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se Asociacioni u bë si përpjekje për të zgjidhur problemin specifik të Kosovës me veriun.

Ajo ka thënë për kwtw medium se ideja prej ku kishte rrjedhur Asociacioni, ishte sigurimi i një raporti të mirë mes të Qeverisë në Prishtinë dhe serbëve që jetojnë në veri. Baronesha britanike thotë se Asociacioni është diçka për të cilën Qeveria e Kosovës duhet të punojë, meqë kjo do të mundësonte dialog me njerëzit në veri dhe lehtësim të negociatave në Bruksel. “Çdo gjë që kërkon shumë kohë për të zgjidhur, nuk është e mirë. I bëj thirrje të dyja palëve që të fillojnë një dialog për këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Ashton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *