Jarinje/ Me urdhër të Gjykatës Themelore, arrestohet në pikën kufitare një person i kombësisë serbe, kjo është vepra e tij

Një person me kombësi serbe, J.A. nga Vushtrria, është arrestuar në vendkalimin Jarinje, për të vuajtur dënimin me tetë muaj burg.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Kontakt Plus se J. A, transmeton gazeta ‘Neutral’, se është arrestuar sot në mëngjes rreth orës 07:00, me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Ai akuzohet për veprën penale “blerja, mbajtja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe të ngjashme”. I arrestuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, ka thënë Eljshani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *