Jo serioze po vlerësohet vendimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq që për herë
Ultimatumin për ta liruar këtë objekt fillimisht e patën më 25 gusht. Atëherë nuk ndodhi e as kur u shty deri më datën 8 shtator.
Puna e strukturave paralele serbe do të vazhdojë edhe për një kohë në këtë objekt të Mitrovicës së Veriut, sepse i pari i kësaj komune, Erden Atiq tashmë ka kërkuar nga Inspektorati i Komunës një raport me të dhëna për rrethanat se si punohet në atë objekt.
Por, më shumë se për këtë arsye, njohës të zhvillimeve në vend po besojnë që shtyrja e zbatimit të vendimit është rezultat i trysnisë së ndërkombëtarëve.
Në situatë të tillë kërkohet më shumë seriozitet nga marrësit e vendimeve.
“Duhet të jemi serioz në marrjen e vendimeve dhe në qoftëse është vendim i paalternativë atëherë të merret dhe të materializohet deri në fund sepse kështu me vendime të pakoordinuara e të cilat pastaj me një koordinim të mëvonshëm e të shkaktuarit të tensioneve në veri të vendit, po marrim një përgjegjësi që nuk na takon dhe po etiketohemi si shkaktarë të tensioneve e të cilën me mjeshtri po e shfrytëzon Aleksandar Vuqiqi”, ka thënë njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha.
Dikush tjetër po thotë që këto vendime duket që nuk janë fare në dorë të Atiqit, raporton rtvdukagjini.
Madje sugjerojnë që të mos bëhen manipulime me marrjen e vendimeve pastaj shtyrjen e tyre.
“Nëse duhet konsultime dhe koordinime me ndërkombëtarët, zoti Atiq nuk ka nevojë që të bëjë këso lloj manovrash për ta shtyrë dhe stërshtyrë vendimin që sipas një logjike sovraniste është në të drejtë tonë. Ai duhet të na tregojë pse nuk po ndodhë largimi i strukturave paralele”, ka thënë analisti, Dibran Hoxha.
Gjatë të premtes për këtë çështje ishte deklaruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se serbët nuk do t’i lirojnë ato objekte.