Kërkohet ndihma e qytetarëve, nëse e shihni këtë person lajmëroni Policinë

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia ka bërë me dije se është siguruar autorizimi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë së personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin e tij.

Nokaj po kërkohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit  Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.

Ndërkaq, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *