Ditët e fundit kanë sjellur reshje të mëdha të shiut në disa qytete të Kosovës.
Në Skenderaj, reshjet kanë qenë dukshëm më të mëdha, duke bërë që në disa zona të ketë vërshime.
I tillë është fshati Kopiliq i Epërm, ku vërshimet kanë bërë që të mos shihet fare as rruga e fshatit.
Banorët e fshatit kanë raportuar se këto vërshime u kanë shkaktuar dëme.
Kujtojmë se edhe në janar të këtij viti, vërshimet në këtë komunë kanë shkaktuar dëme milionëshe dhe kanë qenë të intensitetit të lartë.
Komuna madje kishte shpallur gjendje emergjente.
Më poshtë pamje nga vërshimet e sotme.