Sunny Hill nuk mbahet sivjet, por ky është festivali tjetër i madh që sjell artistë të njohur botëtor në Kosovë

Organizatorët e festivalit Sunny Hill kanë njoftuar se sivjet nuk do të mbahet ky festival.

Arsyeja e mos mbajtjes është se po bëhen përgatitjet për lokacionin e ri të festivalit.

Sunny Hill është një festival që sjell mjaft artistë të huaj, por nuk është i vetmi.

Festivali ‘Hardh Fest’ është një festival që vazhdimisht ka sjellë top artistë dhe legjenda të muzikës rock në vend.

Ky festival që mbahet në Rahovec, shënon fillimin e vjeljes së rrushit.

Sivjet mbahet në datat 1, 2 dhe 3 shtator, ndërsa deri më tani është konfirmuar se legjendat e grupit Dire Straits, Dire Straits Legacy do të performojnë në kuadër të festivalit, kurse artistët tjerë do të njoftohen në ditët në vijim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *