Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka reaguar ndaj pohimeve të kryeminstrit të Kosovës Albin Kurti, i cili takimin trepalësh në Ohër e ka cilësuar si procesin më të rëndësishëm në evropë , që nga pas lufta e dytë botërore.
Kasolli ëshë shprehur se vetëm personat që nuk e dijnë historinë e vendit mund të mendojnë në një mënyrë të tillë.
“Ose duhet të jesh narcisoid esktrem, e që nuk ka terapi që ta kuron këtë patologji, ose manipules i ulët, apo t’i kesh njohuritë historike të një parashkollori, që te deklarosh sikur se paska pohuar kryeministri Kurti se takime sikur ky në Ohër, që po “ndërmjetësohen nga BE-ja, janë projekti më i rëndësishëm politik e ekonomik dhe procesi më i rëndësishëm, historik e gjeopolitik i Evropës dhe do thosha i mbarë botës, pas përfundimit të luftës së dytë botërore”.
Pohime të tilla në fakt e pasqyrojnë vetëm një të vërtetë, të vërtetën e gjendjes së mjerë të kryeministrit Kurti, për ta vlerësuar cdo gjë, cdo ngjarje dhe cdo zhvillim paraprak, vetëm nga mania e tij egocentrike.
Prandaj, sipas kësaj logjike themelimi i NATO-së, rënia e Murit të Berlinit, shembja universit totalitar komunist, Konferenca e Rambujes, çlirimi i Kosovës, shpallja e pavarësisë, kanë karakter më minor historik dhe gjeopolitik, përballë takimit të sotëm ne Ohër. Në fund të fundit, cfarë peshe kanë ato ngjarje, kur ky nuk ishte pjesmarrës. Asgjë nuk ka ndodhur historikisht deri me tani, as në Kosovë, Ballkan, Evropë etj etj. Historia e vërtete fillon sot në ish-vilat e shokut Tito.”, ka shkruar Kasolli.