Tronditet Prishtina: Vritet një person në një hotel në Arbëri, plagosen me thikë dy të tjerë

Një burrë është vrarë me armë zjarri në një hotel në lagjen Arbëria në Prishtinë teksa dy të tjerë janë plagosur me thikë.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orën 13:20, teksa vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti, mes tjerash tha se dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”.

“Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *