Në Indi , bigamia është një krim. Për këtë arsye, lajmi për marrëveshjen e arritur mes një inxhinieri kompjuterash dhe dy grave me të cilat ai është martuar, ka bërë bujë në mediat e vendit.
Burri do ta ndajë kohën e tij, dy apartamentet që ka dhe rrogën e tij midis dy grave të tij, të cilat i kanë dhënë të dyja nga një djalë: nga e hëna në të mërkurë ai do të jetojë në një familje, nga e enjtja në të shtunën në tjetrën.
E diela do jetë “pushim”, pa asnjë detyrim. Vetëm nëse shkel rregullat, gruaja e tij e parë do ta denoncojë dhe do ta çojë para një gjyqtari.
Horoskopi 16 Mars, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Marrëveshja u ratifikua nga një ndërmjetës i gjykatës së familjes Gwalior, avokati Harish Dewan, i cili saktësoi se ai e pranoi atë sepse, edhe nëse bigamia është e ndaluar me ligj në Indi, burri nuk është akuzuar për krimin e tij.
Gruaja e parë, e martuar në 2018, punonte në të njëjtën kompani me burrin e saj, në Gurgaon, pranë Delhi: pas dy vitesh së bashku, vetëm disa muajshe shtatzënë, në shpërthimin e pandemisë në 2020 ajo u kthye për të jetuar me prindërit e saj në Gwalior.
Ndërkohë, ai ishte martuar me një kolege tjetër, e cila ishte gjithashtu shtatzënë: lidhjen e re e zbuloi gruaja e tij e parë në fillim të këtij viti, kur më në fund shkoi ta kërkonte burrin.
Pas befasisë, brenda pak javësh u arrit marrëveshja mes të treve: “Nuk mund të kundërshtoj asgjë”, deklaroi ndërmjetësi.
“Detyra ime është të zgjidh në mënyrë harmonike mosmarrëveshjet. Gruaja e parë donte garanci për mbështetjen e fëmijëve dhe nuk donte ta dërgonte burrin e saj në gjyq; tjetra nuk donte të hiqte dorë nga partneri i saj dhe preferoi zgjidhjen me poligami.