Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali.
Dy persona kanë mbetur të vdekur, në mesin e tyre edhe kosovari, Meriton Ajeti i cili ishte 15 vjeçar.
Ky rast tragjik ka ndodhur në stacionin e trenit San Pietro Berbenno, në rajonin e Lombardisë.
Treni tranzit i cili po ecte në ato çaste me një shpejtësi 100 kilometra në orë, nuk ka mundur të ndaloj në kohë për të evituar tragjedinë, ka raportuar milano.corriere.it.