Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në Gjilan.
Siç kanë bërë të ditur familjarët, 22-vjeçari Valmir Hasani ka vdekur si pasojë e një infarkti.
Kështu ka njoftuar familjara i tij, Meriton Hoti nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Lajmërim – Ju njoftojmë se sot ( 13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare, pasi pësoi një infrakt, ka ndërruar jetë Valmiri Nipi Jem. Varrimi nesër Ne ora 16:00”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, për mediat, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.