E rëndë: Kjo është 24-vjeçarja që u gjet pa shenja jete nga babai i saj

Ditë e kobshme ishte e hëna për disa familje në Kosovë. Një 22-vjeçar u gjet i vdekur në Gjilan, teksa edhe në Mitrovicë një vajzë 24-vjeçare vdiq në rrethana të dyshimta.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima që u gjet e vdekur nga babai i saj është Aida Nuhoxhic. Ajo u gjet e shtrirë në tokë dhe pa shenja jete në tualetin e shtëpisë së tyre.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatese, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme që do të ndihmojnë për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur viktima.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Vdekje e dyshimtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *