Këtë javë s’ka seanca parlamentare, deputetët në udhëtime

Shefja Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se këtë javë nuk do të ketë seanca parlamentare.

Ajo njoftoi se seancat nuk do të mbahen për shkak se se dy delegacione të kuvendit janë në udhëtime.

“Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit u konfirmua edhe njëherë se në këtë javë nuk do të këtë seanca plenare, arsyeja është se janë dy delegacione të kuvendit në udhëtime. Njëri që tashmë ka udhëtuar ai për Tajvan në Forumin për Demokraci, gjithashtu edhe tjetri ka të bëjë me Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asocim, në të cilin komisioni parlamentar nga Kosova dhe komisioni parlamentar nga Parlamenti Evropian takohen bashkë njëherë në vit në Strasburg, që do të ndodh midis datave 15 dhe 16 mars dhe tjetri ndodh në Prishtinë, që do të ndodh në muajin nëntor, do të thotë ky është takim i rregullt”, tha ajo.

Tutje, Kusari-Lila bëri të ditur se seancat e radhës pritet të mbahen javën e ardhshme.

“Rrjedhimisht i bie që seancat e radhës do të jenë në javën e ardhshme, por për konfirmim të agjendës së senacave të radhës, kryesia do të mblidhet prapë. Në anën tjetër të gjitha komisionet funksionale të kuvendit do te vazhdojë me punën e rregullt”, u shpreh tutje ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *