Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një konferencë për media, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit e ka shkarkuar atë nga Komisioni për Punë të Jashtme, për shkak se ka kërkuar të sqarohet deri në fund çështja e zhdukjës së mostrave të Astrit Deharit.
“Ne s’mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe duhet të gjithë ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë çështje deri në fund… Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qënë të vendosura mbi mostra tjera dhe janë zhdukur” deklaroi Abazi përpara mediave.
Ai thotë se ka video dhe audio inçizime që dëshmojnë se kush ka vjedhur provat e rastit Dehari.
Sipas tij, Prokuroria duhet të ftojë në pyetje kryeminstrin Kurti dhe ministren Albulena Haxhiu lidhur me këtë rast.