Revoltohet Luizi: Ka njerëz që nuk kanë bukë, të rinjtë po ikin me gomone

Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u mbajt një “Talk show” me tema të rëndësishme dhe me interes për opinionin publik. Banorët u ndanë në grupe dhe një nga temat ishte “A po zgjedhin të rinjtë shqiptarë të largohen jashtë vendit për arsim apo punësim?” dhe “si mendoni a po e shpërdorojnë kohën kot apo për edukim?”.

Sipas Luiz Ejllit, të rinjtë sot nuk kanë siguri për të krijuar një familje. Këngëtari i njohur deklaroi se pjesa më e madhe e të rinjve largohen nga vendi me gomone për të punuar në fushën e trafikut dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Ai shtoi se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të frikshme ndërkohë që qytetarët nuk kanë bukë të hanë.

“Referuar shifrave të INSTAT, lindjet në Shqipëri janë shifra shqetësuese. Tregon se njerëzit nuk kanë mundësi, as siguri për të krijuar familje. Ka plot që ikin jashtë? Nuk ka plot, janë me gishta ata që ikin jashtë me studime, sepse s’kanë mundësi familjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *