E diela e djeshme paska qenë problematike në familjet e rrethit të Ferizajit. Me datën 12.02.2023, në tri raste të ndara janë arrestuar 2 persona për dhunë në familje.
Rreth orës 12:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Gllavicë të Shtimes është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtime, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin H.B (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore djalit të tij 15 vjeçar.
Rreth orës 21:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën ‘’Agim Prodani’’ në Ferizaj. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin D.B (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar nënën e tij V.S (F/K) e moshës 51 vjeçare.
Rreth orës 22:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion së në fshatin Sevce të Shtërpcës ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtërpcë, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se personi I.S (F/K) e moshës 39 vjeçare, shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore bashkëshortit të saj S.N (M/K) i moshë 43 vjeçar dhe largohet nga vendi i ngjarjes.