Deklarohet avokati i Nuredin Lushtakut: Klienti im nuk e ka përdorur armën

Mbrëmë rreth mesnatës mbetën të plagosur dy policë në Skënderaj.

Menjëherë pas kësaj u raportua se në rast janë të përfshirë edhe ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, djemtë dhe vëllezërit e tij.

Avokati i tij Artan Qerkini, tha për Klankosova.tv se klienti i tij nuk e ka përdorur armën.

“Deri më tani nga informacionet që kam mund të ju konfirmojë z. Lushtaku nuk e ka përdorur armën. Nuk mund të jap informacione më shumë sepse rasti është në procesin e hetimit”- tha Qerkini.

Lidhur me rastin policia ka deklaruar se dy persona janë arrestuar derisa dy të tjerë janë në kërkim.

Sipas tyre njëri nga policët ka marrë plagë në këmbë nga arma e zjarrit derisa tjetri është lënduar nga një mjet i fortë.

Të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *