Efi Dhedhes ja ka dalë javë pas jave të pozicionohet si një konkurrentet më të forta të “Big Brother Vip”, teksa ka krijuar grupin e saj me Luizin e Kiarën dhe nuk heziton aspak të përfshihet në debate, duke dhënë sinjale të qarta se planifikon t’i shkojë deri në fund lojës.
Megjithatë sot ajo e ka lënë disi mënjanë “kostumin” e vajzës së fortë dhe pa emocione, duke folur si rrallëherë për partnerin e saj. Kështu, Edi ka “hapur zemrën” për banorët e tjerë, duke treguar më shumë për tipin e “shokut” të saj, siç ka dëshirë që ta quajë, duke thënë:
“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar.”