Çitaku: Kurti t’ia paraqesë kushtet Serbisë dhe emisarëve, jo neve

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është në negociata me Serbinë dhe emisarët ndërkombëtarë janë në mes.

Sipas Citakut, Kurti duhet të negociojë direkt me ta dhe t’u tregojë kushtet e tij.

Citka theksoi se për PDK-në, interesi i Kosovës vjen para kundërshtimeve të brendshme dhe ata do të mbështesin çdo hap të marrë në interes të vendit.

Ajo tha se për Kurtit, sfida më e vështirë që po has në këtë proces negociator është ballafaqimi me arkivat e lajmeve dhe rrëfimeve që ai vetë ka ndërtuar.

“Kryeministri nuk na ka neve palë në negociata. Kryeministri në negociata e ka përballë Serbinë, dhe emisarët në mes. Me ta duhet të negociojë. Jo me ne. Atyre duhet thënë kushtet, e jo neve. Për PDK-në, interesi i Kosovës është gjithmonë para kundërshtive të brendshme. Për dallim nga Kryeministri, PDK është konsistente për dialogun. Ne mbështesim një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër ka njohjen reciproke. Ndërkohë, për Kryeministrin, ballafaqimi me arkivat e lajmeve dhe rrëfimeve që i ka ndërtuar vet, duket të jetë më i vështiri”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *