Diskutimet mes dy banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Artanit dhe Stresit kanë vazhduar edhe më tej.
Sot ata diskutuan për me kthimin e fanellës me fotografinë e aktorit të ndjerë, Rasim Thaqit – Cimës, të atit të Artanit, të cilën ky i fundit ia kishte dhuruar Stresit.
Artani i ka thënë Stresit se me kthimin e kësaj fanelle e ka njollosuar emrin e Cimës, gjë të cilën reperi e ka kundërshtuar, përcjell Klankosova.tv.
“Me kthimin e fanellës e ke njollosur emrin e babait tim”, është shprehur Artani, drejtuar reperit të njohur, Stresit.
E ky diskutim mes Artanit dhe Stresit ka përfunduar me mospajtim.
“Ke humbur një mik në Tiranë”, i ka thënë Stresi, Artanit.