Dje ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Gjakovë, ku një nënë ka deklaruar në Polici se dyshon që vajza e saj e mitur po keqpërdoret seksualisht. Gjatë intervistimit para hetuesve, 14-vjeçarja e ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin 17-vjeçar.
Tashmë është arrestuar personi i dyshuar, po ashtu i mitur, dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’, raporton Sinjali.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 17-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh.
Nëna ka gjetur në telefonin e vajzës 14-vjeçare fotografi nudo me me një person të panjohur, çka bëri që rastin menjëherë ta denoncojë në Polici.