Ndeshja e fundit mes Tiranës dhe Partizanit ka rezervuar një skenë shumë të bukur dhe romantike.
Kjo pasi tifozët, e jo vetëm, janë bërë dëshmitarë të një propozimi për martesë.
Një tifoz është futur në fushë, duke pretenduar se u rrëzua dhe lëndua.
Teksa rreth tifozit mblidhen truprojat, edhe e dashura shkon drejt tij e shqetësuar. Mirëpo, duke e kapur në befasi ai ulet në gjunjë dhe i propozon.