Këngëtarja shqiptare nga Prishtina Egzona Ademaj ka bërë një rrëfim prekës.
E ftuar në “Të panjohurit” ajo zbuloi një aksident të tmerrshëm që e kishte përjetuar vite më parë.
Egzona zbuloi se makina me të cilën udhëtonte është rrotulluar më shumë se 7 herë, por për fat të mirë as ajo dhe as personi me të cilin po udhëtonte nuk ka pësuar dëmtime.
Megjithatë këngëtarja rrëfen se ajo ngjarje i ka mbetur pak si traumë dhe gjithmonë është shumë e kujdesshme ndërsa drejton makinën.