Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, ku protagonistë ishin edhe njëherë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Dyshja shqiptare që luajnë për Zvicrën ishin më të mirët në fushë, me Shaqirin që shënoi, ndërsa Xhaka si gjithmonë ishte spektakolar në mesfushë.
Fitores së Zvicrës dhe kalimit tutje, iu gëzua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”, ka shkruar Kurti.