Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë po festohet në Prishtinë, qytetari nga gëzimi godet shtyllën në rrugë – VIDEO

Kombëtarja e Zvicrës ka eliminuar atë të Serbisë nga kampionati botëror “Katar 2022”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndeshja mes zviceranëve dhe serbëve përfundoi me rezultat 3-2.

Qytetarët në Prishtinë kanë filluar festën pas fitores së kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë, ku janë duke u dëgjuar sirena të veturave.

Një qytetar nga gëzimi i fitores, është ndalur në mes të rrugës dhe ka goditur një shtyllë tek stacioni i Policisë 92.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *