Franca ka dhuruar spektakël ndaj Australisë duke triumfuar 4-1.
Ai që shkëlqeu në këtë takim ishte Giroud i cili realizoi 2 dopietë duke barazuar legjendën Henri me 51 gola.
Ndërkohë, për “gjelat” realizoi dhe Rabiot e Mbappe. Sa i përket Australisë ata shënuan të parë me Goodwin 9′ por më pas Franca e ktheu në shëtitje ndeshjen.
Në ndeshjen e radhës, Franca luan ndaj Danimarkës, ndërsa Australia përballet me Tunzinë.