Një rrahje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një kafene në qytetin e Gjilanit, ku si pasojnë janë lënduar katër prej persona, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili njoftoi se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.
“Në një kafiteri në në Gjilan ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave të dyshuar ku lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre, dy M.K.SH dhe dy F.K.SH të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë ne Emergjence. Në këtë rast si te dyshuar ne rrahje janë tre të dyshuarit M.K.SH të cilët pas intervistës janë liruar në procedur të rregullt. Me vendim të prokurorit të shtetit rasti “Lëndim i lehtë trupor” procedohet për hetime të mëtejme”, tha Hashani për Sinjalin.
Ndërkohë Sinjali mëson se në përleshje në kafenenë ‘Mollys’ në lagjen Gavran, ishin përfshirë një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, një gardian i Shërbimit Korrektues dhe një police në rroba civile.
Sipas burimeve të Sinjalit asamblisti i LVV-së është, Valdrin Bajrami.
Ndërsa zyrtarja policore e cila u raportua se ishte përfshirë në rrahje, Sinjali mëson se ishte jashtë detyrës zyrtare dhe kishte ndërhyrë që të ndalojë përleshjen.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur për Sinjalin se është pranuar ankesa për rastin në fjalë dhe është duke u trajtuar nga IPK.