Bëhen të gjallë Blunt & Real, pas një pauze të gjatë ata u shfaqën sot në intervistë ekskluzive te “Shija e Anës” me moderatoren, Ana Rustemi.
Përveç që e shijuan drekën spanjolle “Paella”, ndër të tjerash ata u përgjigjen edhe në shumë pyetje të bëra nga ndjekësit e tyre, e ndër to: “Ku keni hupë bre”?
“Ne këtu jemi, kërkah s’kemi shku, thjesht 20 vite rresht kemi dalë nëpër televizione”, u shprehën ata të dy.