Në një lidhje dashurie, Mevlani prezanton publikisht partneren

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba ishte sot i ftuar në “E Diell” në rubrikën “Trotuar”. Ai konfirmoi lidhjen e dashurisë me këngëtaren Albulena Ukaj, e cila e shoqëroi gjatë intervistës.

Dyshja rrëfyen historinë e tyre të dashurisë duke nisur nga njohja. Mevlani zbuloi se kontakti i tyre i parë ka qenë pasi ai i publikoi në Instagram këngën e saj të re. Albulena tregon se pas kësaj ata  filluan të shkëmbenin mesazhe, derisa Mevlani e ftoi për një bashkëpunim.

“Pas disa ditë komunikimi, s’kemi pas asnjë lloj shkëndije, vetëm çështje pune kemi diskutuar”, tha ajo, ndërsa zbuloi se ishte Mevlani i pari që shprehu ndjenjat.

“Te Mevlani më pëlqen çdo gjë, karakteri i tij si njeri , shpirtbardhësia e tij dhe shumë gjëra të tjera që kompletojnë një mashkull ashtu siç un e pëlqej”, shtoi Albulena. Dyshja treguan se puthjen e parë e kanë shkëmbyer në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *