Është arrestuar një person i moshës 19 vjeçare në Prizren, i cili kreu mardhënie seksuale me një të mitur.”
“Me date 17.11.2022, në orët e vona, një e mitur është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. Me datë 18.11.2022, ne mëngjes e mitura paraqitet ne shkollë, nga familjarët njoftohet policia se vajza e raportuar si e zhdukur është paraqitë në shkollë”, thuhet në komunikatën për media.
I dyshuari para Policisë ka konfirmuar pohimet për lidhje intime me 13-vjeçaren.
Rasti është cilësuar si – dhunim dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.