Arrestohet i riu 19 vjeçar,dhunoi një të mitur

Është arrestuar një person i moshës 19 vjeçare në Prizren, i cili kreu mardhënie seksuale me një të mitur.”

“Me date 17.11.2022, në orët e vona, një e mitur është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj.  Me datë 18.11.2022,  ne mëngjes e mitura paraqitet ne shkollë, nga familjarët njoftohet policia se vajza  e raportuar si e zhdukur është paraqitë në shkollë”, thuhet në komunikatën për media.

I dyshuari para Policisë ka konfirmuar pohimet për lidhje intime me 13-vjeçaren.

Rasti është cilësuar si – dhunim dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *