Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 62-vjeçari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
Njoftohet se i moshuari ishte dënuar në Itali me 17 vite burg për vepra kriminale e narkotike.
Bëhet fjalë për Mustafa Shullani, i cili kishte identitete të tjera si: Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani.
Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.