Gjenerali më i lartë i Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën se gjasat për një fitore ushtarake të afërt dhe të plotë për Ukrainën janë të pakta, duke paralajmëruar se Rusia ka ende fuqi të konsiderueshme luftarake brenda Ukrainës, pavarësisht se ka pësuar zmbrapsje në fushën e betejës që kur filloi agresionin në shkurt.
“Mundësia e një fitoreje ushtarake ukrainase së shpejti- e përcaktuar si dëbimi i rusëve nga e gjithë Ukraina përfshirë nga Krimeja – nga pikëpamja ushtarake, nuk është i lartë, ushtarakisht,” tha gjeneral Milley në një konferencë shtypi në Pentagoni.
“Politikisht, mund të ketë një zgjidhje politike rusët të tërhiqen politikisht. Kjo është e mundur,” shtoi ai, duke thënë se Rusia “tani për tani është në pozitë të dobët.”
Ai gjithashtu theksoi se “Ukraina nuk do të zmbrapset asnjëherë”.