Që nga 6 nëntori, skemës programore të televizionit kombëtar Klan, i është shtuar programi “Zemër Luana”.
Projekti me autore Luana Vjollcën përpos rekordeve të shikueshmërisë, kishte mijëra komente pozitive po edhe jo aq të mira nga kolegët.
Në rrjet jehonë të madhe mori edhe një deklaratë e Alketa Vejsiut: “Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”.
U tha se ishte një thumb për Luana Vjollcën, e për të u pyet nga Visjani në spektaklin e saj vetë Alketa, saktësisht nëse do shkonte në emisionin “Zemër Luana”.
Unë deklaroj disponibilitetin tim për të ardhur në çdo program që realizon TV Klan. Më dëgjo, unë luaj në një formacion të madh që quhet TV Klan edhe jam pjesë e një skuadre të madhe dhe gjithmonë më bëhet zemra mal për arritjet e të gjithë kolegëve, për të gjithë produksionet që bëhen këtu. Alketa mendon ndryshe, unë jam e hapur që t’iu bëj vizitë të gjithëve” – ishte deklarata e Vejsiut.
Teksa, koment kishte edhe Donaldi i cili ironizoi me rekordin që theu Luana.
Kritikat nuk i kurseu as Berat Buzhala, i cili u shpreh se nuk ka humor cilësor brenda saj.
Por, si gjithmonë me plot stil, autorja Vjollca i dha përgjigje të gjithëve në dy mënyra.
E para përmes një thënie në Instagram: “Qentë le të lehin, karvani ecën para”, e teksa përgjigja më e bukur është me suksesin që po përjeton me dy episodet e transmetuara./Neutral