Mërgimtari nga Gjermania, Fatmir Muçolli në emisionin ‘Kojshia Show’ ka deklaruar se e kishte në plan që ta vriste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Por, thotë se Zoti deshi dhe nuk e ndërmori këtë veprim
Ai rrëfen se e ka lënë familjen dhe gjëra të tjera që ta takojë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, por pa rezultat.
Po ashtu, Muçolli tha se ka shkuar atëherë në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje që ta takojë Albin Kurtin, por shtoi se ky i fundit i ka thënë se nuk ka koh
Pas kësaj, shprehet se Kurtit i ka thënë se po vrapon pas votave dhe se krejt politikanët janë të njëjtë.
Për këtë çështje, ai thotë se dëshmitar është ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
“Kur i erdh puna në Hagen të Gjermanisë, biseduam me Albinin i thash shiqo na po dojmë me ba diçka, këtë besëlidhjen, gjermanët me i ba bashkë e me i largu tona të këqijat, tha hajde pra pa problem. Ka dëshmitarë për këtë punë. Më tha të pres. Edhe Shpendi edhe ai. Edhe unë erdha e lash familjen e krejt, mundohu me taku Shpendin, s’mujta me taku kërrqysh, as Albinin as hiç. Tani shkoi në seli të Vetëvendosjes u kanë Visar Ymeri te lifti, dëshmitar”.
“I them, o Albin, qashtu e kam thirrë unë, as s’i kam thanë zotëri as kurrgjë, Albin a ka mundësi po du me bisedu diçka, tha s’kam kohë, i thash qysh more s’ki kohë a më premtove atje në Gjermani, qysh s’ki kohë, kur po vjen puna e votës, se u acarova edhe unë, i thash po ngani mas votave, edhe ma bani një veprim me dorë (e ngriti dorën kinse largohu), pasha fëmijët e mi, pasha fëmijët e mi qeshtu u kanë, Zoti është i madh. U emocionova shumë, thash çka me i ba këtij njeri, krejt politikanët njësoj kokan. Edhe thash do ta vrasë. Thash nuk do ta lëshoj dhe ky do të jetë politikani i fundit që na ka mashtru”, tha ai.
Video Player