Këngëtari dhe aktori, Lee Ji Han, është konfirmuar se ka vdekur në moshën 24 vjeçare në një festë të Halloweenit.
Të paktën 151 persona thuhet se janë lënduar në incidentin e së shtunës mbrëma teksa ishin mbledhur për të festuar.
U përfol se kjo filloi kur një turmë e madhe të rinjsh – kryesisht të moshës adoleshente dhe të 20-ave – u shfaqën në një rrugë të ngushtë të Seulit për të ‘parë një personazh të famshëm vendas’.
Agjencitë për Ji Han, i cili ishte më i njohur si konkurrent në sezonin e dytë të “Produce 101”, thanë se ai ishte kapur në rrëmujë dhe kishte vdekur.
Në një deklaratë nga Soompi, agjencia 935 Entertainment tha: “Është e vërtetë që Lee Ji Han ndërroi jetë për shkak të aksidentit në Itaewon më 29 tetor”.
“Ne gjithashtu shpresonim se nuk ishte e vërtetë dhe ishim shumë të tronditur kur dëgjuam lajmin. Familja janë në pikëllim të jashtëzakonshëm për momentin, ndaj ne jemi shumë të kujdesshëm”.