“Sëmundja X”- Ky është virusi i ri që do të godasë botën

Një virus i ri paralajmëron OBSH-ja se do të kaploj e gjithë botën.

Shkencëtarët besojnë se pandemia e ardhshme ka të ngjarë të shkaktohet nga sëmundjet “zoonotike” kur infeksionet kalojnë nga kafshët te njerëzit.

“Britania mund të goditet nga një sëmundje e re vrasëse. Çdo ditë ka shenja të një shpërthimi “të madh në horizont”. Këto janë fjalët e ekspertit britanik, Prof. Mark Woolhouse, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut.

Ai thotë se beson se “Sëmundja X” është pranë. Kërcënimi i viruseve të panjohura që mund të transmetohen te njerëzit dhe potencialisht të shkaktojnë epidemi të përhapura njihen si “Sëmundja X” nga OBSH.

“The Sun” shkruan se vitin e kaluar OBSH paralajmëroi se pandemia e ardhshme mund të jetë në shkallën e “Vdekjes së Zezë” e cila vrau rreth 75 milionë njerëz.

Kjo vjen pasi Poliomeliti është gjetur në analizat e ujërave të zeza në Londër dhe pas zbulimit të disa dëshmive të transmetimit në një numër të vogël njerëzish.

Sipas të njëjtave burime, virusi duket se tani është përhapur tek të tjerë persona pas pësimit të një mutacioni. Kjo pasi virusi është gjetur në mënyrë të përsëritur në analizimet e ujërave të zeza që nga muaji maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *