Aktori i njohur, Rynan Grantham është dënuar me burg të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e nënës së tij, Barbara Waite, në vitin 2020.
24-vjeçari njihet për rolin e tij Jeffery Augustine në dramën e “Riverdale”, u dënua të mërkurën në Gjykatën Supreme të Kolumbisë Britanike në Vankuver.
Ai u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së dytë, pasi fillimisht ishte akuzuar për vrasje të shkallës së parë.
Grantham pranoi se kishte qëlluar nënën e tij në pjesën e pasme të kokës ndërsa ajo luante piano në shtëpinë e tyre. Ai gjithashtu donte të vriste kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Aktori kanadez filmoi trupin e nënës së tij duke thënë: “Unë e qëllova atë në pjesën e pasme të kokës.” Ai udhëtoi afërsisht 200 kilometra në lindje deri në qytetin Hope, përpara se të kthehej dhe të shkonte në një stacion policie në Vankuver, ku i tha një oficeri: “Unë vrava nënën time”.