Kylie Jenner u dha 369 milionë fansave dhe ndjekësve të saj disa ‘selfie’ të reja, të mrekullueshme në Instagram.
Ylli 25 vjeç, bëri disa foto nga afër teksa pozonte për kamerën e veshur me një një palë sytjena të zeza.
Nëna e dy fëmijëve ka punuar shumë për markën e saj të bukurisë, “Kylie Cosmetics”, dhe së fundmi pati një arritje biznesi duke u bashkuar me Macy’s.
Në foton e parë, ajo mund të shihej duke mbështetur dorën në flokë, me fytyrën pak të anuar drejt kamerës. Flokët e saj të errët ishin ndarë në mes dhe i binin drejt e te shpatullat e saj.
Ndërsa në foton e dytë që ajo postoi, Kylie mund të shihej përballë kamerës, por shikimi i saj ishte i drejtuar lart.
Grimi i saj ishte minimalist së bashku me një buzëkuq me ngjyrë nudo të kufizuar me një buzëkuq në një nuancë pak më të errët.
Përdoruesit e mediave sociale u hodhën në seksionin e komenteve, duke përfshirë edhe mikeshën e ngushtë të Khloe Kardashian, Malika Haqq.
Ylli televiziv ka punuar shumë për markën e saj të bukurisë, “Kylie Cosmetics”, e cila u lansua për herë të parë në 2015.
Gjatë një interviste të fundit me ‘CR Fashion Book’, Kylie tha: “Jam shumë e bekuar që kam një punë ku e dua vërtet atë që bëj. Gjithmonë më ka pëlqyer grimi, krijimi i një look-u është një proces krijues që më pëlqen shumë’.
“Jam me fat që kam mundur ta kthej pasionin tim në një biznes të suksesshëm dhe të ndaj produktet e mia të preferuara me konsumatorët. Është shumë argëtuese, dhe ka ende kaq shumë produkte që nuk i kemi lansuar ende që dua t’i zhvilloj”, u shpreh ajo më tej për publikimin.
“Kylie Cosmetics” së fundmi u bashkua me dyqanin e njohur Macy’s dhe produktet mund të gjenden në dyqane të zgjedhura deri më 1 tetor. Sipas WWD, disa nga produktet e bukurisë që do të jenë në dispozicion
Ndërsa fliste për “Harper’s Bazaar”, Kylie pranoi se suksesi i “Kylie Cosmetics” ndonjëherë vjen ende si një tronditje për të.
“Nuk e mendoja se ishte e mundur. Nuk mendoja se kjo mund të ishte vërtet puna ime. Gjithmonë më ka pëlqyer grimi. Doja të shikoja mësime. Unë do të luaja me grimin tim ose të mamasë sime”, tha ajo