Ndërron jetë në moshën 33-vjeçare DJ i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare DJ skocez, Jamie Roy. Lajmin e hidhur e  konfirmoi vetë familja e të riut, por nuk dha më shumë detaje.

“Jamie ishte një djalë, vëlla, nip e xhaxha shumë i dashur e i talentuar. I dashur nga miqtë e kolegët e tij të shumtë brenda industrisë së muzikës dhe më gjerë. Jemi zemërthyer”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, miqtë dhe kolegët e përshkruan si njeri të jashtëzakonshëm.

Roy ishte me origjinë nga Dumfries, u bë i famshëm fillimisht në Glasgow dhe vazhdoi performancën në gjithë botën.

Ai njihej si një interpretues i rregullt në Ibiza dhe luante në vende të tilla si Pacha, Amnesia dhe Ibiza Rocks

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *