Gjilan: I rrah dhe i kërcënon prindërit për para

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë është raportuar dje pasdite në Gjilan, ku një 18-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që 54-vjeçari kishte me djalin e tij, recidivist i dhunës në familje, i cili vazhdimisht u kishte shkaktuar telashe prindërve të tij.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari shumicën e mosmarrëveshjeve me familjarët i kishte shkaku i problemeve financiare. Rasti i fundit ndodhi pasi i riu dyshohet se fillimisht i ka kërkuar të holla babait dhe në pamundësi që ky i fundit t’ia sigurojë paratë, ai e kërcënuar se do t’iu bëjë probleme.

Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar dhe është përballur me pretendimet e babait të tij për dhunën dhe kërcënimet.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *