Katër persona janë arrestuar në qytezën Komoran të Drenasit.
Sipas raportit të policisë, ata janë arrestuar pasi kishin kanosur një person, shkruan Neutral.al.
Policia pas kontrollit që iu bëri në shtëpi të dyshuarv, gjeti armatim, si dy revole e fishekë.
“Në lidhje me rastin janë arrestuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit ku me urdhër të tij, të arrestuarit janë dërguar në qendren e mbajtjes. Nuk dihen motivet e kësaj kanosje ndërsa policia është duke e hetuar rastin./Neutral.al/