Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një përleshje në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.
Siç raporton “Sinjali”, një person i ri në moshë e ka gjuajtur me dy tranguj një 64 vjeçar në një market, transmeton Neutral.al.
Pasi e gjuajti me tranguj, i riu e ka kërcënuar të moshuarin me fjalët “ka me t’vra kallash”.
E gjithë kjo përleshje besohet të ketë ndodhur për shkak të një problem pronësor që kanë dy palët.
64 vjeçari e ka njoftuar policinë për kërcënimin dhe se i dyshuari është shoqëruar në stacion./Neutral.al/