Një burrë 19 vjet më i madh se gruaja e tij, u trondit kur zbuloi se ai e kishte takuar atë vite më parë kur ajo ishte foshnjë dhe tani çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Rich Foetu Tomkinson, 48 vjeç, u martua me Evie Foetu Tomkinson, 29 vjeç, muajin e kaluar pasi e njohu në një bar katër vjet më parë.
Rich e kuptoi se kishte rënë në dashuri me Evie kur ajo u largua me pushime.
“E kuptova se më mungonte vërtet dhe isha i shqetësuar për të kur ajo ishte larg”, tha ai. “I thashë kur u kthye dhe ajo tha se ndihej njësoj”.
Pavarësisht diferencës në moshë, të dy u dashuruan marrëzisht, por kur erdhi koha që Rich të takonte prindërit e Evie, ata e kuptuan se ishin takuar atë vite më parë dhe se ai ka shumë të ngjarë ta kishte takuar gruan e tij të re kur ajo ishte foshnjë.
Rich, një topograf, nga Stafford, Staffordshire, tha: “Ishte pak e frikshme kur kuptova se e kisha takuar Evien si foshnjë, por thjesht qeshëm për këtë fakt. Mosha është vetëm një numër për ne dhe nuk mund të kontrolloni me kë bini në dashuri. Më ngatërrojnë me babanë e Evie, por shumica e njerëzve e shohin se sa mirë shkojmë. Diferenca e moshës prej 19 vitesh nuk na shqetëson aspak. Martesa me Evie ishte dita më e bukur e jetës sime dhe jam shumë i emocionuar që do kem një fëmijë me të.’
Rich u prezantua me mamanë e Evie, Sarah Owen, 53 vjeç, ai kuptoi se ata në fakt ishin takuar më parë teksa punonin në të njëjtën rrugë në vitet ’90, që do të thotë se ai e ka njohur Evien që foshnjë.
Çifti kanë pasur gjithmonë mbështetjen e familjeve të tyre, por shpesh ngatërrohen me baba e bijë.
“Një grua më pyeti një herë nëse ai ishte babai im,” tha Evie. “Nuk e tha me qëllim të keq por mendoj se u çudit kur i thashë se ishte i dashuri im”.