Tayna tregohet bujare, s’do ta besoni se çfarë dhurata ia ka dhënë Butrint Imerit në koncertë live…

Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna së fundmi ka surprizuar në mënyrë të veçantë këngëtarin Butrint Imeri.

Në mes të koncertit teksa ata ishin duke përformuar, Tayna i bëri dhuratë një palë syze.

“Veç pak se kam një surprizë për Butrintin. Pasi ia kam thyer syzet në një festival në Zvicër ia kam blerë një palë tjetër”, tha ajo.

I surprizuar dhe falënderues u ndje Butrinti i cili e falënderoi atë publikisht edhe në Instagram.

“Tayna faleminderit, e kujdesshme je”, shkroi ai në InstaStory.

Ndryshe artistet para disa muajsh kanë lansuar bashkëpunimin muzikor bashkë me Mozzik-un, që u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *