Nora Dreshaj nga fshati Prigodë i Istogut gjithmonë ka ëndërruar që dasma e saj të jetë tradicionale, teksa pak ditë e ndajnë nga martesa.
Dhe përgatitjet për hapin e saj më të rëndësishëm të jetës veçse i ka përfunduar.
Kështu, përgatitja që ka marrë më së shumti kohë është çejzi i nuses, të cilin nëna e Norës ka më shumë se 20 vite që e ka nisur.
Pasi 26-vjeçarja do martohet në mërgim, gjatë kësaj periudhe edhe emocionet ishin të mëdha.
Në fund, momenti erdhi që vëllai ta përcjellë atë si nuse.