Pas vdekjes së Jonadës, vajzës qe u vra në bregdetin shqiptar nga Skafi që po drejtonte një zyrtar i Policisë së Elbasanit, shoqëria civile ka organizuar një protestë me moton “Nuk e vrau varka, por shteti“
Pjesë e kësaj proteste janë bërë numër i madh i qytetarëve që bashkëndjen dhimbjen me familjes e vogëlushes.
Në një nga videot e postuara nga “Vipat e Bllokut”, shihet se ka marr pjesë edhe moderatorja Bora Zemani së bashku me djalin e saj Arborin.
Të shumta kanë qenë reagimet e “Vip-ave“, për ketë ngjarje në rrjetet e tyre sociale, por siç duket askush tjetër nuk pati kohë për protestën.