Policia e Shtetit ka bërë të ditur se edhe sot po vijon operacioni policor i koduar “Rent”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Ajo ka njoftuar se në pranga ka rënë një 23-vjeçar në Durrës, i shpallur në kërkim, i cili kishte përshtatur apartamentin e marrë me qira, për kultivim të bimëve narkotike.
“Si rezultat i operacionit policor të koduar “Rent”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 kg lëndë narkotike kanabis sativa të tharë, të bërë gati për shitje, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambient të mbyllur”, ka shtuar policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.