Mbrëmë në rrugën “Ibrahim Rugova” të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull dhe një trotineti që drejtohej nga viktima femër.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.